FSK hap dyert në Ditën e Forcës, qytetarët krenarë për këtë institucion

Qytetarët e shumtë dhe as fëmijët nuk i kishte ndalur bora për ta vizituar Kazermën “Adem Jashari”, në Ditën e Forcës.

E ministri i FSK-së, Rrustem Berisha tha se ndjehet krenar që gjendet në krye të këtij institucioni.

“Jam shumë krenar, që jam në krye të një institucioni që është vlerësuar si institucioni më i besueshëm në vend…Rezultatet sukseset e pjesëtarëve të FSK-së, na bëjnë me u ndi krenar. Kjo që e pamë këtu me të vërtetë është krenaria jonë. Ne në të ardhmen do të angazhohemi që t’iu krijojmë kushte sa më të volitshme, sa më të mira. Që t’iu ofrojmë mundësi që edhe më tutje të zhvillohen, arsimohen dhe t’i kryejnë trajnimet profesionale që të jenë të gatshëm dhe për detyra të reja që i presin…Ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet. I kemi plotësuar kapacitete tona operacionale për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura. Po presim që të krijohen kushtet dhe të krijojmë një klimë më e volitshme që kjo të ndodh përmes ndryshimeve kushtetuese. Sepse transformimi me ndryshime kushtetuese e lehtëson dhe integrimin në NATO”, tha ai.

Ndryshe, qytetarë të shumtë kanë vizituar kazermat e FSK-së në Ditën e Forcës.

Edhe artistja Adelina Thaçi, së bashku me vajzën e saj ka vizituar FSK-në.