FSK realizon ushtrimin “Medik Luftarak”

Në Qendrën e Trajnimeve të Regjimentit të Mjekësisë të Komandës së Logjistikës u realizua kursi “Medik Luftarak/Cobat Medik” për pjesëtarët e Regjimentit të parë të Komandës së Forcave Tokësore.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se ky realizim u bë në bazë të standardeve të NATO-s.

“Realizimi i këtij kursi u bë në bazë të standardeve të NATO-s, me qëllim të përgatitjes së personelit ushtarak me njohuri dhe shkathtësi bazike dhe të avancuara mjekësore për të ofruar kujdes urgjent dhe efektiv në operacione të paqes kudo”, ka shkruar ai.