Fundoset varka me emigrantë të parregullt nga Afrika e Veriu, dhjetëra të vdekur

Foto nga arkiva

Dhjetëra persona kanë humbur jetën si pasojë e fundosjes së varkës me emigrantë të parregullt, të cilët ishin nisur nga bregu i Saharës Perëndimore dhe kanë tentuar të vijnë në ishujt Kanarie në jugperëndim të Spanjës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të bërë nga organizata joqeveritare spanjolle Caminando Fronteras, u njoftua se një varkë me emigrantë të parregullt, e cila u nis nga Bojador në perëndim të Saharës Perëndimore, u fundos duke u përpjekur të arrijnë në Ishujt Kanarie dhe si pasojë 44 njerëz humbën jetën dhe 12 tjerë u shpëtuan.

Zëdhënësja e Caminando Fronteras, Helena Maleno, deklaroi se trupat e 7 prej emigrantëve të parregullt që humbën jetën janë nxjerrë nga deti dhe pjesa tjetër janë ende në det.

Një incident i ngjashëm ndodhi në të njëjtin rajon më 11 mars dhe si pasojë e fundosjes së anijes humbën jetën më shumë se 40 emigrantë të parregullt, mes të cilëve kishte gra dhe fëmijë.

Teksa emigracioni nga brigjet e Afrikës së Veriut në Ishujt Kanarie është rritur shumë vitet e fundit, më shumë se 7.000 emigrantë të parregullt kanë mbërritur në Spanjë që nga fillimi i vitit dhe thuhet se kishte një rritje prej afro 60 për qind në këtë periudhë krahasuar me një vit më parë. /aa