Funksionaliteti i ri i WhatsApp i bën mesazhet zanore më të sigurta

Aplikacioni i komunikimit po lançon mesazhet zanore që vetëshkatërrohen duke eliminuar kështu edhe çdo nevojë për të telefonuar dikë.

WhatsApp më n ë fund ka vendosur tu japë përdoruesve opsionin për të dërguar mesazhe zanore pa u shqetësuar se mund të regjistrohen apo ndahen me të tjerë.

Aplikacioni i komunikimit po lançon mesazhet zanore që vetëshkatërrohen duke eliminuar kështu edhe çdo nevojë për të telefonuar dikë.

Është i ngjashëm me mënyrën sesi funksionon kur dërgoni një foto në WhatsApp që mund të shihet vetëm njëherë. Gjatë regjistrimit të një mesazhi zanor, do të shikoni një numër në brendësi të një rrethi.

 

Mjafton të klikoni mbi të dhe mesazhi zanor do të bëhet mesazh zanor që mund të dëgjohet vetëm një herë. Megjithatë duhet theksuar se jo vetëm marrësi, por as dërguesi nuk mund ta dëgjojë më tepër një herë.

Audioja e regjistruar do të humbasë nëse marrësi aksidentalisht mbyll bisedën ndërsa është duke e dëgjuar. Popullariteti i mesazheve zanore është rritur në mënyrë të ndjeshme vitet e fundit dhe ky opsion mund të jetë mjaft i dobishëm për të dërguar informacione të ndjeshme.

Aktualisht opsioni është në fazë testimi beta në Android dhe iPhone.