Fury triumfon ndaj Wilderit, mbron titullin e kampionit të botës

Meçi i boksit mes Tyson Furys dhe Deontay Wilder prodhoi një nga ‘betejat’ më të mëdha të boksit viteve të fundit.

Tyson Fury ka arritur të mposht Denotay Wilder përmes një nokauti në raundin e 11-të, duke mbrojtur kështu titullin në kategorinë “WBC” në peshat e rënda, në duelin e zhvilluar në T-Mobile Arena të Las Vegasit.

Kjo ishte përballja e tretë mes tyre, me Furyn tashmë duke triumfuar dy herë, gjersa një herë meçi ishte mbyllur barazim.

Përballja e tyre e parë në vitin 2018 kishte përfunduar me barazim, ndërsa në sfidën e dytë të vitit 2020, Fury kishte triumfuar me nokaut teknik.

Fury e dëshmon edhe një herë dominimin e tij ndaj Wilderit, duke arritur që të dal i pamposhtur në secilën nga tre përballjet e tyre.

Momenti kur Wilder ra në nokaut: