Fushata “Një Robot Një Fëmijë” e Kosova Makers League dhuron robotë edukativë falas për shkollat fillore në Kosovë

Përmes fushatës “Një robot për çdo fëmijë!” Kosova Makers League synon të ofrojë falas pajisjen e re robotike micro:Maqueen Plus për 50 përqind të shkollave fillore publike në Kosovë duke afruar fëmijë të moshave 6-15 vjeç më afër robotikës.

Fondacioni Liga e Krijuesve Kosovarë – Kosova Makers League, e cila organizon garën më të madhe të robotikës për shkollat fillore dhe institucionet e tjera edukative të Kosovës, hapi fushatën e saj “Një robot për çdo fëmijë!

Qëllimi kryesor i kësaj fushate është sigurimi i sa më shumë robotëve edukative në mënyrë që të ofrohen falas për shkollat fillore publike të Kosovës dhe mbështetur dixhitalizimin e tyre.

Fushata po kërkon mbështetje financiare në vlerën e 50 mijë eurove përmes platformës Kosovo Ideas. Kosova Makers League duke organizuar garën më të madhe të robotikës ju jep mundësi të gjithë fëmijëve të hedhin hapat e tyre të parë në fushën e robotikës apo të bëhen pjesë e aktiviteteve të ndryshme në fushat e STEAM.

Janë shpërndarë mbi 2100 robotë edukativë falas për 234 institucione arsimore në 30 komuna të Kosovë që nga themelimi i kësaj nisme ku janë përfshirë 4500 nxënës dhe 500 mësues.

Përmes fushatës “Një robot për çdo fëmijë!” Kosova Makers League synon të ofrojë falas pajisjen e re robotike micro:Maqueen Plus për 50 përqind të shkollave fillore publike në Kosovë duke afruar fëmijë të moshave 6-15 vjeç më afër robotikës.

Deri më sot Kosova Makers League ka rritur të pajisë 25 përqind të shkollave fillore të Kosovë me këto robotë edukativë falas përmes donacioneve kryesisht të huaj ndërsa këtë vit gara e robotikës mbështetet nga Ambasada Amerikane në Kosovë.

Me financimin vullnetar të fushatës “Një robot për çdo fëmijë”, Kosova Makers League do të arrijë të përfshijë të paktën 50 përqind të shkollave. Aktualisht në garën e robotikës së Kosova Makers League janë regjistruar 212 shkolla fillore dhe të mesme publike.

Fondacioni shpreson që të pajisë me robotët edukativë falas edhe 666 shkolla të tjera. Roboti micro:Maqueen Plus është një pajisje me kosto të ulët dhe ofron programim në dy gjuhë duke funksionuar me pllakën micro:bit me të cilën shumica e shkollave janë të pajisura.

Duke u përfshirë në një qasje të re edukimi ku teknologjia përdoret si mjet për të nxitur mendimin kritik dhe kreativ, punën në grup dhe komunikimin, fëmijët pajisen me aftësi të domosdoshme për të përballuar sfidat e shekullit 21. /PCWorld Albanian