Futboll, Kosova U17 humb sërish thellë, tani nga Anglia

Futbollistët e Kosovës U17, kanë vazhduar me humbje të thella në turneun kualifikues për Evropianin “Qipro 2024”. Pas humbjes 4:0 në ndeshjen e parë nga Kroacia, Kosova pësoi me rezultat edhe më të thellë nga Anglia.

Në ndeshjen e dytë, të zhvilluar të hënën në stadiumin “Ivan Laljak-Iviq” në Zapreshiq, Kosova u mposht me shifrat 5:0. Futbollistët anglez kanë treguar dominim të plotë në këtë takim për ta regjistruar fitoren e dytë në po aq ndeshje të luajtura në Grupin 9.

Dy gola në pjesën e parë dhe tre të tjerë në të dytën, konfirmuan fitoren bindshme të anglezëve. Jesse Derry (16’, 24’), Callum Olusesi (46’, 64’) dhe Luca Fletcher (73’), shënuan golat për Anglinë, që i prinë grupit me 6 pikë.

Kosova është e fundit pa pikë, ndërsa në dy ndeshjet e luajtura ka pësuar 9 gola dhe nuk ka shënuar asnjë. Në xhiron e tretë, Kosova do të përballet me Ishujt Faroe, ndeshje kjo që luhet të enjten