Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë, por britanikët njihen për guximin e tyre. Kështu në ndeshjen, “Fulham”- “Miluall”, një djalosh 15-vjeçar ka marrë besimin e trajnerit të tij dhe ka debutuar mes profesionistëve.
Ndeshja e vlefshme për “Carabao Cup” hyri në histori për faktin se një adoleshenti Harvey Elliott, vetëm 15-vjeç luajti mes profesionistëve, duke u shndërruar në lojtarin më të ri të historisë së klubit, por dhe futbollit anglez.
Ky rekord është shoqëruar me shumë kritika në Angli. BBC shkruan se lojtari i ri nuk ka as moshën për të pasur një kontratë profesioniste me klubin (16 vjeç është mosha minimale). Teksa mediat të tjera shkruajnë se pak orë përpara ndeshjes, Harvey Elliott po jepte provim në gjimnaz dhe njerëzit mendojnë se pikërisht bankat e shkollës janë vendi ku duhet të jetë një djalë i moshës së tij./ ATSH







