Futbolli do të luhet pa tifozë, deri në janarin e vitit 2021

Pandemia Covid-19 duket se do të luftohet për një kohë të gjatë.

Derisa kampionatet nacionale vazhdojnë të jenë të suspenduara, në disa vende po flitet për rikthim në fushat e blerta.

Në Itali pritet që stërvitjet të rifillojnë më 3 maj, kurse sezoni të nis nga 31 maji, me shpresën për të përfunduar më 15 korrik.

Por, një gjë e tillë nuk do të ndodhë me tifozë. Sipas raportimeve të ‘Sportmediaset’, futbolli do të luhet pa tifozë deri në janar të vitit 2021, transmeton lajmi.net.

Me shumë gjasë, të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij sezoni do të luhen me dyert e mbyllura.