Futbollisti spanjoll bie nga kati i tretë

Futbollisti i ekipit spanjoll Albacete, Pelayo Novo ka rënë nga kati I tretë I hotelit ku po qëndronte ne klubin e tij dhe ka marrë lëndime të rënda.

Klubi ka bërë të ditur se gjendja e futbollistit është stabile pas fatkeqësisë që i ndodhi në hotel.

Ai menjëherë është dërguar në spital ndërsa mediat spanjolle bëjnë të ditur se futbollisti do të hyjë në operacion.

Mediat në Spanjë njoftojnë se 27 vjeçari ka rënë nga një hapësirë e hapur brenda hotelit derisa mendonte se po mbështetej në një rrethojë derisa ishte duke folur në telefon

Ndeshja në mes të Albacete – Huesca e paraparë për në orën 18:00 është shtyrë