Gabon Juventusi, mposhtet në shtëpi nga Sassuolo

Gjiganti italian është ndalur sërish.

Ndeshja mes Juventusit dhe Sassuolos ka përfunduar me rezultat 1-2, shkruan lajmi.net.

Vendasit ishin më kërkues në fillim të ndeshjes, megjithatë pavarësisht rasteve që krijuan nuk arritën të tundin portën e Sassuolos.

Mysafirët befasuan në min e 44′ duke kaluar në epërsi me golin e Davide Frattesi për që shënoi për 0-1, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë në përgjithësi i takoi ‘Bianconerëve’ që vazhduan me sulme të njëpasnjëshme me qëllimin që të rikthehen në lojë.

Ishte Weston Mckennie ai që realizoi në min e 76′ për të barazuar rezultatin në 1-1.

Por, krejt në fund të ndeshjes ishte Maxime Lopez që i dha fitoren Sassulos me golin e tij në min e 95′ për rezultatin përfundimtarë 1-2.

Me këtë humbje tani Juve ka 15 pikë në pozitën e shtatë, kure Sassuolo ka 14 pikë në vendin e nëntë.