Galaxy Buds 2 Pro përmirësojnë anulimin e zhurmave për 230 dollarë

Për nga dizajni Buds 2 Pro janë 15% më të vogla se Buds Pro. Kasa mbetet e pandryshuar dhe ka certifikimin IPX7 për mbrojtje ndaj ujit dhe pluhurit.

Samsung thuajse gjithnjë zbulon një set të ri kufjesh wireless së bashku me modelet e reja të telefonëve dhe dita e djeshme nuk kishte si të ishte ndryshe.

Përveç Galaxy Fold 4, Flip 4 dhe orëve të reja, kompania zbuloi Galaxy Buds 2 Pro, pasardhësit e Galaxy Buds Pro që debutuan në fillim të vitit të kaluar.

Edhe pse nuk përfaqësojnë një ridizajnim të plotë, modeli i ri ka madhësi më të vogël, është përmirësuar teknologjia e eliminimit të zhurmave(ANC), dhe përmirësuar cilësia audio.

Të gjitha përditësime do të kushtojnë 30 dollarë më shumë sesa paraardhësi.

Për nga dizajni Buds 2 Pro janë 15% më të vogla se Buds Pro. Kasa mbetet e pandryshuar dhe ka certifikimin IPX7 për mbrojtje ndaj ujit dhe pluhurit.

Në brendësi të Buds 2 Pro janë dy altoparlantë që menaxhojnë zërin. Përveç 360 Audio të Dolby Atmos, modeli i ri ka 24-bit HiFi përmes Samsung Seamless Codec.

Sipas kompanisë prodhohet një audio 250 herë më e pasur sesa 16-bit. Me Voice Detect, Buds Pro 2 mund të kuptojnë nëse po bashkëbisedoni me dikë për të ulur volumin që të mund të dëgjoni personin tjetër.

Jetëgjatësia e baterisë nuk ka ndryshuar thuajse fare. Deri në 5 orë me përdorimin e ANC ose 18 orë me kasë dhe deri në 8 pa ANC ose 29 orë me kasë.

Galaxy Buds 2 Pro do të kushtojnë 230 dollarë. /PCWorld Albanian