BE garanton marrëveshje për kodin këtë javë

Bashkimi Evropian po insiston që të zbatohet marrëveshja për kodin shtetëror +383. Ndërmjetësuesi i dialogut Kosovë-Serbia ka komentuar mosmarrëveshjet mes palëve për marrëveshjen për telekomin.

Edhe pse që tri ditë me radhë është duke u zhvilluar dialogu në nivel teknik nuk po mund që të gjendet një kompromis.

Ndonëse Prishtina e Beogradi kanë qëndrime diametralisht të kundërta, BE po angazhohet që marrëveshja të finalizohet këtë javë.

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e BE-së i tha thënë Tribuna Channel se BE është duke lehtësuar diskutimet mbi zbatimin e marrëveshjes për telekomin.

“BE i bën thirrje të dyja palëve që të angazhohen në mënyrë konstruktive në mënyrë që zbatimi i kësaj marrëveshje të finalizohet brenda kësaj javë”, ka qenë e prerë në qëndrim Kocijançiq.