Ballina Lajmet Kosovë Garë e ngushtë në Prishtinë

Garë e ngushtë në Prishtinë

Kandidati i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, është në epërsi të ngushtë ndaj Arban Abrashit të LDK-së në Prishtinë me vetëm 472 vota.

Ahmeti nga 93,22% të votave të numëruara deri më tash ka 38.794 vota ose 50.31 për qind, ndërsa Arban Abrashi i LDK-së ka 38.322 vota ose 49.69 për qind.

Në numërim nuk janë përfshirë votat me kusht dhe ato me postë.