Ish-kapiteni i Anglisë dhe figura kryesore e futbollit në televizionin britanik për më shumë se dy dekada, Gary Lineker, do të largohet nga BBC, njoftoi transmetuesi publik në një deklaratë zyrtare.
Lineker, 64 vjeç, pritej të mbulonte Kupën e Botës 2026 për BBC-në, por largimi i tij i parakohshëm vjen pasi ai kërkoi falje javën e kaluar për shpërndarjen e një postimi në rrjetet sociale rreth sionizmit, që përfshinte një imazh të një miu – simbol që historikisht është përdorur si fyerje antisemitike.
Lineker kishte shkaktuar më parë tensione brenda BBC-së kur deklaroi se Izraeli ishte përgjegjës për origjinën e konfliktit në Gaza, pasi e kishte kthyer territorin e pushtuar në një “burg të hapur”. /mesazhi





