Gati 100 trupa të tjerë nxirren nga rrënojat në Gaza

Ekipet e shpëtimit në Rripin e Gazës kanë nxjerrë nga rrënojat gati 100 trupa të tjerë palestinezësh, ndërsa kërkimet vazhdojnë në zonat e shkatërruara nga bombardimet.

Sipas autoriteteve lokale shëndetësore, mijëra persona ende besohet se ndodhen të varrosur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara, për shkak të mungesës së mjeteve dhe pajisjeve të nevojshme për operacione të plota kërkim-shpëtimi.

Situata humanitare në Gaza mbetet kritike, ndërsa spitalet dhe shërbimet emergjente janë të mbingarkuara dhe përballen me mungesa serioze të personelit, karburantit dhe ndihmave bazë. /mesazhi