Gattuso: Nuk kemi frikë nga Barcelona

Gennaro Gattuso ka thënë disa fjalë pasi ka kuptuar se Barcelona do të jetë kundërshtarja e radhës në Ligën e Kampionëve.

Sot janë mësuar çiftet për fazën e 1/16-ës së finales në Ligën e Kampionëve, ku njëkohësisht është mësuar se Barcelona do të luajë kundër Napoli.

Trajneri i Napoli është shprehur se skuadra e tij nuk do të ketë frikë nga gjiganti katalanas.

“Ne do të jemi kundër një skuadre të madhe, do të jetë sfidë e madhe dhe dy ndeshje fascinuese” ka thënë Gattuso, transmeton lajmi.net.

“Ne do të përballemi me ta pa asnjë frikë” ka shtuar tutje trajneri italian.

Ndeshja e parë mes Barcelonës dhe Napolit do të luhet më 25 shkurt dhe ndeshja e dytë më 18 mars.