Gaxherri: Jemi të mobilizuar për ta kundërshtuar këtë Qeveri

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besa Gaxherri, ka thënë se Qeveria Haradinaj është e rrezikshme për vendin, pasi është e varur nga Lista Serbe.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka bërë me dije se LDK-ja është mobilizuar për t’i kundërshtuar veprimet e kësaj Qeverie.

Gaxherri ka thënë se fat i mirë është se këtë herë opozita do të jetë më e fuqishme se kurrë më parë.

Ajo ka theksuar se LDK-ja do të luajë rol konstruktiv në zhvillimet që e presin vendin. Deputetja Gaxherri ka thënë se LDK-ja, duke bashkëpunuar me Lëvizjen Vetëvendosje!, intensivisht do të punojë që ditët e kësaj Qeverie të jenë sa më të shkurtra.

Duke folur për përbërjen e kësaj Qeverie, ajo ka thënë se Kosova prej pas luftës nuk ka pasur Qeveri më të dobët.