Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gaza, 4 palestinezë të vrarë gjatë protestave

Gaza, 4 palestinezë të vrarë gjatë protestave

Katër palestinezë u vranë gjatë ndërhyrjes ushtarake izraelite në protestat e “Marshit të Kthimit të Madh” të mbajtura në rajonin kufitar të Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, gjatë protestës të premten u plagos Eymen Munir Muhammad Subeyr një 18-vjeçar, i cili iu nënshtrua plagëve.

Numri i të vrarëve në protestat e mbajtura të premten u rrit në katër. Ministria e Shëndetësisë njofton se janë plagosur 40 persona, në mesin e të cilëve janë dhe katër persona nga personeli i emergjencës dhe dy gazetarë.

Palestinezët, që nga 30 marsi përgjatë Rripit të Gazës dhe Izraelit, po organizojnë protestat “Marshi i Kthimit të Madh”.

Ushtarët izraelitë kundër popullatës civile që kërkojnë të kthehen në territorin nga i cili janë dëbuar dhe për heqjen e bllokadës së Gazës, e cila zgjat nga viti 2006, i përgjigjen me armë zjarri.

Në sulmet izraelite gjatë demonstratave, 243 palestinezë u vranë dhe më shumë se 25.000 të tjerë u plagosën.