Gaza dhe konflikti Palestinezo-Izraelit

Prof.Dr. Rrahman Ferizi

Njëra nga krizat gjeopolitike më të ndërlikuara dhe padyshim më tragjiket në botën që ka rënë në një letargji tragji-komike është situata në Gaza dhe konflikti palestinezo-izraelit, i cili përfshin identitete fetare dhe kombëtare, konteste historike dhe gjeografike, si dhe shkelje të të drejtave elementare të njeriut të drejta që janë parime bazë në një demokraci normale.

Megjithatë, duhet të besojmë se ende ekziston një rrugë për shpresë dhe paqe të qëndrueshme, edhe pse një zgjidhje përfundimtare ka qenë e pamundur për dekada. Ato kërkojnë vullnet të fortë politik, kompromis dhe bashkëpunim të gjerë ndërkombëtar.

Komponentët thelbësorë të një zgjidhjeje shpresëdhënëse mund të jenë:

1. Ndihma humanitare dhe armëpushimi

Një armëpushim i plotë dhe afatgjatë, i garantuar posaçërisht përmes vullnetit të mirë dhe të paanshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është mëse i nevojshëm përpara se të mund të zbatohet ndonjë zgjidhje politike.

• Qasje e pakufizuar humanitare në Gaza për strehim, ushqim, ujë dhe kujdes mjekësor.

• Mbrojtja e civilëve dhe zbatimi i garancive ndërkombëtare humanitare.

• Rindërtimi i infrastrukturës jetësore si shtëpitë, shkollat dhe spitalet.

2. Diskutimi dhe negociatat politike

Një proces i mirëfilltë paqeje do të kërkonte:

• Një ndërmjetësim të ripërtërirë ndërkombëtar (ndoshta të ndihmuar edhe nga Lidhja Arabe, BE-ja ose OKB-ja).

• Përfshirjen konkrete të udhëheqjes së grupeve palestineze Hamas dhe Fatah, si dhe të udhëheqjes izraelite.

• Konsensus mbi çështjet themelore:

o Kufijtë (duke përdorur si bazë vijat kufitare para vitit 1967),

o Statusi i Jerusalemit,

o E drejta e kthimit të refugjatëve palestinezë,

o Njohja e sovranitetit palestinez.

3. Zgjidhja me dy shtete ose modeli alternativ

Shumë vende dhe iniciativa diplomatike ende besojnë se zgjidhja me dy shtete është rruga më premtuese për të arritur një paqe të qëndrueshme, edhe pse mbështetja për të ka rënë kohët e fundit.

Si alternativë, disa mbështesin:

• Një model federal apo konfederativ (ndonëse kjo mbetet një ide skeptike dhe komplekse).

4. Ndërtimi i paqes i bazuar në komunitet

Paqja nuk arrihet gjithmonë vetëm nga lart:

• Pajtimi mund të promovohet nga organizatat e paqes, grupet e dialogut dhe projektet e përbashkëta të shoqërisë civile.

• Është thelbësore të ulet përshkallëzimi i narrativave të urrejtjes në media dhe shkolla, si dhe të promovohet pranimi i ndërsjellë në një realitet socio-politik të larmishëm.

5. Vizioni afatgjatë: Bashkëjetesa dhe drejtësia

Drejtësia për të gjitha viktimat e gjenocidit, duke përfshirë edhe dëmshpërblimet, është themel për një paqe të qëndrueshme.

• Punësimi dhe perspektiva ekonomike për palestinezët.

• Dinjiteti dhe liria e lëvizjes për të gjithë.

• Zhvillimi i mirëkuptimit ndërmjet palëve dhe pranimi se liria dhe drejtësia historike nuk mund të shkatërrohen përmes luftës dhe përpjekjeve për shfarosje, aq më tepër ndaj një kombi heroik si ai palestinez, i cili mbetet shembull i rrallë në botë për mënyrën se si di të qëndrojë dhe të flijohet për atdheun e vet.

A ka ENDE shpresë?

Po, por shpresa duhet të bazohet në praktikë, dhembshuri, veprim dhe humanizëm të përbashkët.

Përndryshe, nëse kjo gjendje e mizorisë dhe gjenocidit të përditshëm vazhdon, Gaza do të mbetet vetëm një histori e përsëritur e spirales së gjenocidit, një “Ruandë tjetër” në Lindjen e Mesme dhe një tokë e shndërruar në varrezë për arkeologët e ndërgjegjes së mbytur njerëzore.?!

Prof.Dr. Rrahman Ferizi