Ministria e Brendshme dhe e Sigurisë Kombëtare në Gaza njoftoi se të paktën 14 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, kanë humbur jetën që nga e mërkura si pasojë e Stuhisë Byron.
Sipas ministrisë, vdekjet lidhen me reshjet e dendura dhe erërat e forta që kanë goditur enklavën palestineze, si edhe me shembjen e shtëpive të dëmtuara më herët nga lufta. /mesazhi







