Ballina Artikuj Genocidi i Srebrenicës dhe Shqipëria

Genocidi i Srebrenicës dhe Shqipëria

Baki Goxhaj

Si sot 31 vjet më parë, më 11 korrik 1995, ngjau Genocidi i Srebrenicës, ku u ekzekutuan 8,372 myslimanë boshnjakë në ‘Zonën e Sigurt’ të OKB-së.
Shumë mendojnë se këtë krim monstruoz e kreu shteti i Serbisë, por në fakt atë e kryen vëllezërit e tyre boshnjakë ortodoksë. Boshnjakët katolikë kanë kryer gjithashtu krime të tmerrshme ndaj muslimanëve, por nuk kanë qenë të përfshirë në masakrën e Srebrenicës.
Pra, konflikti i Bosnjës në tërësi është një vëllavrasje masive, ku njerëz me të njëjtën etni, me të njëjtën gjuhë dhe, në vija të përgjithshme, me të njëjtat zakone, mbollën përçarje dhe urrejtje për shkak të fesë dhe korrën mijëra viktima, duke hapur një plagë që nuk është mbyllur akoma plotësisht.
Kjo është një ngjarje historike nga e cila, në si shqiptarë, duhet të nxjerrim mësime.
Ne karakterizohemi si popull dhe mburremi me bashkëjetesën tone shembullore. Por kjo bashkëjetesë është ushqyer vazhdimisht me ligjërim përbashkues nga burrat e mëdhenj të kombit dhe tolerance nga ata që kanë pasur pushtet dhe fuqi.
Kjo balancë e pashembullt nuk është e pamundur të ndryshojë nëse edhe ne nuk e ushqejmë traditën e bashkëjetesës në mënyrë aktive. Dhe kjo është detyrë për të gjithë njerëzit e përgjegjshëm dhe me influencë.
Gjatë këtyre 40+ ditë protestë, gjuha e urrejtjes ndaj myslimanëve shqiptarë është lëshuar plotësisht. Kam hasur dhjetra faqe me nga mijëra ndjekës që nxisin urrejtje fetare ndaj myslimanëve në formën më të hapur dhe të rëndë. Dhe kjo vjen kryesisht nga anëtarë të komuniteti katolik, por jo vetëm.
Nga ana tjetër, nuk kam parë asnjë denoncim publik, asnjë distancim dhe asnjë përçapje për ta frenuar këtë gjë as nga kleri katolik as nga figura me influencë, katolike apo jo. Kjo duhet të ndryshojë.
Ne duhet të vazhdojmë në vijën shtetformuese të Atë Gjergj Fishtës kur thotë, vërtetë kemi bajram e pashkë, por Shqipërinë e kemi bashkë. Ata që ëndërrojë një Shqipëri pa myslimanë, janë duke hedhur themelet e një Shqipërie pa shqiptarë dhe kjo është në dëm të të gjithëve ne.