Getafe shkarkon trajnerin

Getafe ka njoftuar zyrtarisht se ka shkarkuar nga pozita e trajnerit të skuadrës, Quique Sánchez Flores.

Getafe mori këtë vendim pas humbjes 1:2 në shtëpi nga Almeria, në kuadër të javës së 31-të në La Liga, shkruan lajmi.net.

“Getafe Club de Fútbol, ​​SAD dhe Quique Sánchez Flores ndërpresin marrëdhënien e tyre kontraktuale. Trajneri madrilen dhe stafi i tij stërvitor nuk i përkasin më entitetit Azulona”.

“Nga Klubi ju falënderojmë për përkushtimin dhe profesionalizmin që keni treguar që nga ardhja juaj në këtë klub dhe përkushtimin tuaj në çdo kohë” – thuhet në komunikatën e klubit nga paralagjeja e Madridit.

Pas 31 ndeshjeve të zhvilluara këtë edicion, Getafe ka tubuar 31 pikë dhe zë vendin e 17-të.