Gjashtë familje skamnore do të bëhen me shtëpi të reja

Shoqata bamirëse, “Jetimat e Ballkanit”, vazhdon të ndërtojë shtëpi për familjet që jetojnë në gjendje të rëndë materiale.

Kjo organizatë ka bërë të ditur se tri shtëpi janë në përfundim e sipër, njëra në Prizren, në fshatin Kqiq të Mitrovicës, si dhe në Tërstenik të Drenasit.

Halil Kastrati, kryetari i kësaj shoqata, tha për Ekonomia Online, se këto shtëpi kanë arritur t’i ndërtojnë falë kontributit të donatorëve të ndryshëm të cilën iu kanë përgjigjur thirrjes së tyre për të ndihmuar familjet në nevojë.

Ai paralajmëroi se shumë shpejt do të nisin ndërtimin edhe të tri shtëpive tjera për familjet skamnore.

Një në komunën e Kamenicës, një të Drenasit dhe një të Malishevës.

Kastrati edhe njëherë apeloi tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të japin kontributin e tyre, në mënyrë që të mundësojnë ndërtimin e shtëpive tjera për familjet që tashmë kanë humbur shpresat për një jetë më të mirë.