Të paktën gjashtë persona janë vrarë si pasojë e dy sulmeve në qytetin Tabriz, sipas autoriteteve lokale iraniane.
Drejtori i menagjimit të krizave për provincën e Azerbajxhanit Lindor, Majid Farshi, deklaroi për agjencinë Fars News Agency se katër persona humbën jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën pas një sulmi ndaj një objekti banimi në zonën Marzdaran.
Ndërkohë, dy persona të tjerë u vranë nga një sulm i dytë që goditi një park në zonën Rabe Rashidi të qytetit.
Pretendimet nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur, ndërsa deri më tani nuk ka pasur reagim zyrtar nga Shtetet e Bashkuara apo Izraeli. /mesazhi






