Bashkëthemeluesi i aplikacionit te njohur HQ Trivia, Colin Kroll, është gjetur i vdekur në banesën e tij në New York, në moshën 34 vjeçare.
Shefi ekzekutiv, që themeloi platformën e videove Vine, u gjet nga policia. Ishte e dashura e tij që lajmëroi policinë që të shkonin ta kontrollonin, raporton BBC.
HQ Trivia është një lojë për celularë që u bë jashtëzakonisht shumë popullore.
Zyrtarët e Departamentit të Policisë së New York shkuan në banesën e Kroll në Manhatan për të kryer një kontroll të mirëqenies dhe gjetën trupin e tij së bashku me disa pajisje të drogës aty pranë, raportoi TMZ.








