Gjendet një person i vdekur në Rugovë, dyshohet se u mbyt nga familjarët

Pasditen e sotme një person është gjetur pa shenja jete në vendin e quajtur Reka e Allagës në Rugovë.

Dyshohet se lëndime vdekjeprurëse me sëpatë, 49-vjeçarit, i kanë shkaktuar tre familjarët e tij gjatë ditës së premte pasi ishin përleshur në mal.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, i cili ka thënë se fillimisht viktima ishte në kërkim për të sqaruar ngjarjen që ishte sulmuar nga tre perona mirëpo, ai kishte qenë i pa qasshëm.Nikçi ka thënë se ndaj tre personave të dyshuar edhe është caktuar masa e paraburgimit.

“Po është gjetur trupi i pajetë i viktimës, i cili është i lindur në vitin 1970. I njëjti ka qenë në kërkim nga organet e rendit për shkak që ndaj tij janë shkaktuar lëndime të rënda trupore nga tre të dyshuar për çka Prokuroria edhe ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tyre.

Ndërsa i dëmtuari për një kohë ka qenë i pa qasshëm. Ndërsa ekipet policore sot kanë hasur në trupin e tij të pajetë në fshatin Reka e Allagës në Rugovë. Rasti tash ka kaluar në departamentin e krimeve të rënda në Prokurorinë e Pejës. Në vend të ngjarjes janë edhe mjekësia ligjore”, ka treguar Nikçi.