Gjendet një person pa shenja jete në Liqenin e Mitrovicës

Mëngjesin e sotëm, një person është nxirrur nga Liqeni Akumulues i Mitrovicës.

Disa qytetarë, bashkë me Policinë e Kosovës, kanë arritur të tërheqin trupin e një personi, që dyshohet të jetë pa shenja jete.

Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

Zaiti ka thënë se viktima është femër, rreth 56 vjeçare, dhe se e njëjta është nxjerrur pa shenja jete.

“Rreth orës 07:30, Policia ka pranuar informatën se viktima femër, rreth 56 vjeçare, ka rënë në lumin Ibër. Viktima është nxjerrë nga lumi pa shenja jete”, tha Zaiti.