Gjendet një person i vdekur në Gjakovë

Një mashkull shqiptar ka raportuar se ka parë një viktimë pa shenja jeta.

Njësitet policore dhe ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.