Gjendet pa shenja jete një 65 vjeçar në Prishtinë

Një burrë i moshës 65 vjeçare është gjetur pa shenja jete në rrugën “Vicianum” në Prishtinë.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën se një person është pa shenja jete, në rrugën “Vicianum” në Prishtinë. Vdekjen e viktimes A.B ,mashkull, 65 vjeç e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Rasti është iniciuar si vdekje e dyshimte dhe me këtë po merren njësitet përkatëse, trasnmeton Klan Kosova.