Gjendet trupi i Armend Trenës

Njësitet e kërkimit kanë arritur që të gjejnë trupin e policit të zhdukur Armend Trena.

Rastin e ka konfirmuar Rufki Suma, kryetar i Hanit të Elezit.

“Po, para pak minutash e kanë gjetur trupin e policit. Është gjetur në hyrje të Hanit të Elezit”, ka thënë ai.