Gjendje e rëndë nga vërshimet në Suharekë (Foto)

Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar përmbytje në komunën e Suharekës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i kësaj komune, Bali Muharrmemaj përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se të gjithë mekanizmat po punojnë për përmirësimin e gjendjes.

“Qyteti dhe shumë fshatra natën e kaluan nën ankth nga vërshimet. Megjithatë ishim me fat që humbjet i patëm vetëm materiale. I falënderoj qytetarët, zjarrfikësit, policët dhe të gjitha ekipet tjera emergjente që bashkë deri në orët e mëngjesit qëndruam për ta tejkaluar këtë. Institucionet komunale do të veprojnë me të gjitha mekanizmat për t’iu kthyer normalitetit”, ka shkruar Muharremaj.

Për tu dalë në ndihmë qytetarëve të Suharekës, janë parë në terren edhe ekipe emergjente nga komuna dhe zyrtarët policor. /Telegrafi/