Gjermani, 9 mijë emigrantë adoleshentë të zhdukur

Që nga 1 janari i këtij viti në listën e emigrantëve adoleshentë të zhdukur në Gjermani figuronin 4,749 emra, ndërsa ky numër deri në korrik u rrit në rreth 9,000.

Duke iu referuar të dhënave të Departamentit Federal për luftën kundër krimit (BKA), gazeta gjermane “Neue Osnabrucker Zeitung” njofton se që nga 1 korriku i këtij viti në Gjermani si të zhdukur figurojnë 8.991 emigrantë adoleshentë.

Që nga 1 janari i këtij viti në listën e emigrantëve adoleshentë të zhdukur në Gjermani figuronin 4.749 emra.

Në mesin e të zhdukurve, shumicën prej 8.046 të zhdukurve e përbëjnë adoleshentët e moshës 13-17 vjeç dhe rreth 900 të zhdukur të fëmijëve emigrantë i përkasin moshës nën 13 vjeç.

Zyra gjermane BKA deklaroi se nuk kanë njohuri nëse emigrantët minorenë “kanë rënë në duart e grupeve kriminale”, por se kanë njohuri se shumica e këtyre fëmijëve u përpoqën që të arrijnë tek të afërmit e tyre në qytetet tjera gjermane apo vendet tjera evropiane.

Nga Zyra kompetente në lidhje me rritjen e numrit të emigrantëve adoleshentë të zhdukur, gjithashtu njoftojnë se pjesa më e madhe e këtyre fëmijëve ka arritur tek të afërmit e tyre jashtë atyre qyteteve në të cilat janë regjistruar pas mbërritjes në Gjermani, por se familjet nuk i kanë informuar autoritetet përkatëse lidhur me këtë, dhe në disa raste janë regjistruar sikur kanë ardhur për herë të parë në vend, me çka emrat e tyre nuk janë hequr nga listat e mëparshme.