Gjermani, autobusi që udhëtonte drejt Berlinit përmbyset në autostradë

Një autobus i kompanisë Flixbus që udhëtonte drejt Berlinit u aksidentua mëngjesin e sotëm duke dalë nga autostrada dhe u përmbys në anë të rrugës.

Aksidenti ndodhi në Gjermani përgjatë A19, pranë Linstoë. Sipas transmetuesit NTV, 16 persona u plagosën në aksident, 6 prej tyre kanë marrë dëmtime serioze.

Në autobus udhëtonin 55 pasagjerë. Një prej të plagosurve mbeti i bllokuar në mjet dhe u desh ndërhyrja e zjarrëfikësve për ta nxjerrë.

Dinamika e incidentit mbetet të qartësohet. Autobusi kishte shkuar në të djathtë të rrugës për arsye të panjohura dhe hyri në një hendek. Atje edhe u përmbys. Nuk pati automjete të tjera të përfshira në aksident.

Autostrada në drejtim të Berlinit, është mbyllur për trafikun që prej rreth orës 6.30.