Gjermani, gruas muslimane i ndalohet vënia e shamisë në gjykatë

Një gjyqtar gjerman ia ka ndaluar një grua siriane që të paraqitet në gjykatë, nëse ajo nuk e heqë shaminë e saj. Gjyqtari kishte pretenduar se gruaja kishte “veshje me motive fetare”, dhe si e tillë ajo është e ndaluar.

Avokati i gruas, Najat Abokal, tha se ajo po frekuentonte gjykatën për procedurat e divorcit, në Luckenwalde, Brandenberg.

Gruaja në fjalë ka treguar se si ka marrë një letër, e cila e paralajmëroi me “veprime ligjore” nëse nuk e largon shaminë kur del para gjykatës.

Zonja e ka akuzuar gjyqtarin se po vepron në mënyrë “jokushtetuese”, njoftoi gazeta gjermane Tagesspiegel, duke thënë se ajo do të kundërshtonte një urdhëresë të tillë.

Një zëdhënës i gjykatës së rrethit në Luckenwalde tha se nuk mund të komentonte mbi ngjarjen, duke thënë se gjyqtari ishte përgjegjës për sjelljen brenda sallës së gjyqit.

Parlamenti gjerman ka votuar në favor të ndalimit të pjesshëm të burkas dhe mbulesave të tjera që mbulojnë fytyrën, ndërkohë që ligjet “neutrale” ekzistuese mund të përdoren për të ndaluar mbajtjen e ndonjë simboli fetar apo politik nga disa zyrtarë gjyqësorë. /MESAZHI/