Gjermani i kërkon Rusisë ti bëj presion regjimit sirian

Gjermania i kërkoi sot Moskës dhe Teheranit të detyrojnë regjimin sirian të respektojë armëpushimin në bastionin rebel të Gutas Lindore, pranë Damaskut, sipas marrëveshjeve në fuqi.

“Duke pyetur se ku janë Rusia dhe Irani që kishin premtuar në Astana për të garantuar armëpushimin në Gutan Lindore. Pa mbështetjen e këtyre dy aleatëve, regjimi i Asadit nuk do të ishte më në pushtet sot”, deklaroi zëdhënësi i Kancelarisë gjermane, Steffen Seibert.

Ai i referohej një marrëveshje për të ndërprerë luftimet që është arritur në vitin 2017 dhe që ishte negociuar në kryeqytetin e Kazakistanit.