Gjermani – Mbërrin dërgesa e parë me naftë nga Emiratet e Bashkuara Arabe

In this photo made available by the United Arab Emirates Presidential Court, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, President of the UAE right, and German Chancellor Olaf Scholz, pose for a photo prior to a meeting at Al Shati Palace in Abu Dhabi, United Arab Emirates, Sunday, Sept. 25, 2022. (Abdulla Al Neyadi/UAE Presidential Court via AP)

Dërgesa e parë me naftë nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka mbërritur sot në Gjermani pas një marrëveshjeje të rënë dakord vitin e kaluar, gjatë një vizite të kancelarit Olaf Scholz në Abu Dhabi.

Anija u shkarkua në portin e Detit të Veriut të Wilhelmshaven, tha kompani ndërkombëtare tregtare e energjisë “Hoyer”.

Dërgesa erdhi nga Emiratet e Bashkuara Arabe në fund të janarit, dhe një pjesë e saj është shkarkuar në Francë.

“Hoyer” nuk dha detaje për një datë të saktë të dërgesës së radhës me naftë nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Wilhelmshaven.

Sipas marrëveshjes së arritur në shtator, Gjermania do të marrë deri në 250 mijë tonë naftë në muaj nga kompania shtetërore e Emirateve ADNOC.

Dërgesa e parë u vonua derisa mbërriti në fillim të marsit, ndër të tjera, për shkak se fillimisht kishte pyetje nëse karburanti i plotësonte standardet e industrisë gjermane. /atsh