Gjermania lejon Poloninë të dërgojë avionë MiG-29 në Ukrainë

Qeveria gjermane i ka dhënë Polonisë miratimin e saj për të dorëzuar pesë avionë luftarakë MiG-29 të dizajnuar nga sovjetikët nga rezervat e vjetra të Gjermanisë Lindore në Ukrainë, deklaroi ministria gjermane e Mbrojtjes.

Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius përshëndeti vendimin në një deklaratë: “Kjo tregon se Gjermania mund të mbështetet tek miqtë e saj!”

Avionët në fjalë iu dorëzuan Polonisë nga Gjermania në vitin 2003. Bundeswehr-i i kishte marrë ato nga ish-stoqet e Ushtrisë Popullore Kombëtare të Gjermanisë Lindore (NVA). /atsh