Anëtarët e Partisë Socialdemokratike të Gjermanisë (SPD) kanë mbështetur formimin e koalicionit qeverisës me bllokun konservator të kancelares gjermane, Angela Merkel, transmeton Anadolu Agency (AA).
Rreth 460.000 anëtarë të SPD-së votuan dhe dy e treta e antarësisë dha mbështetje për formimin përsëri të koalicionit të madh.
Me formimin e koalicionit Gjermania do të fitojë qeverinë e re në krye të së cilës në mandatin e katërt do të jetë Merkel.
Me këtë përfundoi kriza pesë mujore politike në Gjermani, më e gjata në historinë e pasluftës në vend.
Parlamenti gjerman javën e ardhshme duhet të mblidhet për të rizgjedhur Merkel-in në postin e kancelares.