Gjermania: Rusia nuk tregon asnjë shenjë gatishmërie për kompromis për paqen në Ukrainë

Ministri gjerman i mbrojtjes akuzoi sot Rusinë se nuk ka reaguar pozitivisht ndaj planit të rishikuar për paqen në Ukrainë, transmeton Anadolu.

Duke iu drejtuar ligjvënësve në parlament, Boris Pistorius mbrojti planin e qeverisë për të rritur ndjeshëm shpenzimet e mbrojtjes, duke theksuar se Moska nuk është e interesuar për një zgjidhje politike.

“Unë nuk shoh asnjë dëshirë për paqe te presidenti rus Vladimir Putin – as në retorikën e tij dhe as në veprimet e tij. Reagimi i tij fillestar ndaj propozimeve të reja nuk tregon asnjë shenjë gatishmërie për kompromis”, tha ai, duke shtuar se Gjermania do ta rrisë mbështetjen e saj ushtarake për Ukrainën.