Gjethet e Arrave

Gjethet e arrave konsiderohen pjesë e pandashme e trashëgimisë vendase të mjekësisë tradicionale popullore.

Shqipëria njihet botërisht si pjesë bazike e vendorigjinës së pemës së arrës, e cila mbetet një nga prodhimet natyrale më të famshme të territoreve shqiptare.

Vlerat dhe vetitë shëndetësore të gjetheve të arrave

Gjethet e arrës kanë veti rrudhëse, antidiabetike dhe vlerësohen si mirëmbajtëse të qarkullimit të gjakut.
Çaji i gjetheve të arrave ka aftësi të shtojë sekretimin e lëngjeve të stomakut, përmirëson oreksin, rrudh mukozat e lëkurës, etj.

Çaji i gjetheve të arrave përdoret shumë nga mjekësia tradicionale kundër acarimeve të aparatit tretës.
Por çaji i gjetheve të arrave përdoret nga jashtë si larës. Gjithashtu edhe dezinfektues i shkëlqyer për shumë probleme të lëkurës si morthi, acarimeve të lëkurës, ekzemave, puçrrave, etj.
Çaji i gjetheve të arrave përdoret me sukses edhe si gargarë kundër acarimeve të fytit dhe zonës së bajameve tek të rriturit, por edhe tek fëmijët mbi moshën 3-vjeçare.
Si përgatitet dhe konsumohet çaji i gjetheve të arrave
Për konsum si çaj. Një lugë çaji me gjethe të thata të copëtuara të arrave hidhet në një gotë ujë të hequr nga vlimi.
Lihet 15 minuta që të përftohen ekstraktet mjekësore të gjetheve të arrave.
Më pas, duhe të kullohet dhe pihet 2-3 herë gjatë ditës duke i shtuar pak mjaltë dhe ndonjë pikë limon sipas dëshirës.
Për përdorimin si larës dhe dezinfektues të problemeve të lëkurës AgroWeb.org këshillon shpëlarjen me lëngun që përfitohet nga zierja e rreth 10 gr gjethe të thata në 100 gr ujë.
Locioni sugjerohet për të lehtësuar djersitjen e këmbëve dhe shmangur aromat e rënda.