Gjiganti evropian rivalizon Cityn dhe PSG-në për shërbimet e Messit

Manchester City dhe PSG ndoshta duhet të garojnë edhe me një tjetër gjigant evropian që të sigurojnë shërbimet e yllit të Barcelonës, Lionel Messi.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano tha se nëse argjentinasi vendos të largohet, atëherë gara do jetë mes “Qytetarëve” dhe “Parisienëve”, shkruan lajmi.net.Por, sipas Don Balon, Interi gjithashtu është duke vëzhguar situatën e Messit.

Në vitet e fundit, klubi italian gjithmonë ka dashur ta realizojë transferimin e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, por Messi në atë kohë nuk konsideronte largimin nga “Camp Nou”.Kontrata momentale Messit i skadon në qershor, por ka deklaruar se nuk do bisedojë me ndonjë skuadër para se të mbyllet sezoni 2020/21.