Gjiganti italian rrit ofertën në 40 milionë euro për Mahrezin

Roma e ka rritur ofertën për yllin e Leicesterit, Riyad Mahrez, në 40 milionë euro.

Giallorossët janë të lidhur me lojtarin tash e një kohë, kur po kërkojnë një zëvendësues të Mohamed Salah.

Sipas Il Messaggero, drejtori sportiv Monchi, është i vendosur ta sigurojë lojtarin dhe ka ofruar 40 milionë euro.

Sipas medieve Mahrez e ka kërkuar largimin nga klubi aktual.

Nëse dështon transferim i Mahrez, atëherë Roma do të tentojë Domenico Berardin, Suson ose Hakim Ziyech.