Gjilani eliminohet nga Conference League

Ka përfunduar ndeshja në mes të Liepajas dhe Gjilanit, e vlefshme për raundin e parë të kualifikimeve në Conference League.

Mysafirët nuk arritën dot t’u rezistonin iniciativave të pareshtura të vendasve dhe për rrjedhojë pësuan edhe golin e tretë, sërish me penallti.

Një ndërhyrje e palejueshme në zonën e rreptësisë e bëri gjyqtarin të tregojë me shenjë nga pika e bardhë.

Nga 11-metërshi i saktë u tregua Dodo për rezultatin 3-1.

Gjilani nuk arriti ta vijojë ecurinë e saj në arenën evropiane pas kësaj humbjeje.