Gjykata Speciale fton edhe këtë ish-deputete të Kuvendit të Kosovës

Gjykata Speciale me seli në Hagë, e ka ftuar edhe deputeten e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Safete Hadërgjonaj për intervistim në cilësinë e dëshmitares.

Lajmin e ka bërë me dije për “Epokën e re” vet Hadërgjonaj.

Hadërgjonaj do të intervistohet për periudhën 1 janar 1998 deri më 31 dhjetor 2000.

Deputetja Hadërgjonaj sipas ftesës që ka marrë do të intervistohet më 19 shtator nga Specialja.

Safete Hadërgjonaj është nga komuna e Deçanit e cila ka marr pjesë në luftën e UÇK-së. Më herët ka qenë veprimtare e LPRK-së e më vonë në Lëvizjes Popullore të Kosovës (1984-1999)

Ajo ka qenë deputete në disa legjislatura që prej vitit 2004.

Hadërgjonaj ka qenë anëtare e Kryesisë së PDK-së që nga vitit 2002.