Gjykata Supreme vendos: S’ka rinumërim të votave në Prizren e në Prishtinë
Gjykata Supreme e Kosovës, ka marrë vendim për të rrëzuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërimin e votave në Prizren.
Gjykata ka konstatuar se ankesa e Degës së Vetëvendosjes në Prizren është e bazuar, derisa kanë rrëzuar vendimin e PZAP-së.
Në zgjedhjet e 19 nëntorit, kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj doli i dyti, pas Mytaher Haskukës së VV-së, raporton Insajderi.
Kandidati i VV-së kishte 25,509 vota, derisa ai i PDK-së 25,180 (329 vota më pak se Haskuka).
Në anën tjetër, është rrëzuar edhe vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërim të votave në Prishtinë, raporton Express.
Në garën e 19 nëntorit Shpend Ahmeti nga VV ka marrë 50.41 për qind të votave, ndërsa Arban Abrashi nga LDK 49.86% të votave.