Rreth gjysmë milioni palestinezë kanë humbur vendet e punës që nga fillimi i luftës izraelite në tetor 2023, sipas një sindikate palestineze të punëtorëve.
Sindikata bën të ditur se punëtorët palestinezë kanë pësuar humbje financiare që tejkalojnë 9 miliardë dollarë, si pasojë e politikave izraelite, bllokadave, kufizimeve të lëvizjes dhe shkatërrimit të ekonomisë lokale, veçanërisht në Gaza dhe Bregun Perëndimor.
Situata ekonomike është përkeqësuar ndjeshëm, me rritje të papunësisë dhe varfërisë, ndërsa familje të tëra përballen me vështirësi serioze për të siguruar të ardhurat bazë për jetesë. /mesazhi






