Një femër ka humbur jetën në një aksident trafiku në fshatin Qyshk të Pejës.
Policia njofton se viktima ka humbur jetën pasi një I dyshuar gjersa ishte duke lëvizur me automjetin e tij ka goditur të njëjtën e cila po udhëtonte në këmbë.
Ajo ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejës ku mjeku kujdestar ka konstatuar se e njëjta është pa shenja jete.
Me urdhër të prokuronit trupi i pajetë u është liruar familjareve,, ndërsa drejtuesi i automjetit është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme.