Goldman Sachs parashikon 200 miliardë dollarë investime në AI në mbarë botën deri në 2025

Ekonomistët e Goldman Sachs ja atribuojnë rritjen e investimeve AI potencialit të lartë ekonomik të AI gjeneruese, një nën-sektor i AI që përqendrohet tek krijimi i përmbajtjeve të reja bazuar në modelet e mëdha gjuhësore.

Investimet globale në inteligjencë artificiale mund të tejkalojnë 200 miliardë dollarët në më pak se dy vite sipas një raporti financiar nga gjiganti Goldman Sachs.

“AI gjeneruese ka potencial të jashtëzakonshëm dhe mund të rrisë produktivitetin e fuqisë punëtore në mbarë botën me mëse 1 pikë përqindje në vit,” shkruante raporti.

Deri më 2025, parashikon raporti, investimet AI mund të zënë 4 përqind të GPD-së Amerikane dhe 2.5 përqind të GDP-së në vende të tjera që po investojnë në teknologji si Kina.

Një gjë e tillë do të rivalizonte investimet prej 2% përqind të GDP-së që kishte boomi teknologjikë nxitur nga elektriciteti dhe kompjuterët personalë.

Ekonomistët e Goldman Sachs ja atribuojnë rritjen e investimeve AI potencialit të lartë ekonomik të AI gjeneruese, një nën-sektor i AI që përqendrohet tek krijimi i përmbajtjeve të reja bazuar në modelet e mëdha gjuhësore.

Goldman Sachs gjithashtu gjurmon interesin korportativ në AI ku 16 përqind e kompanive Russell 3000 përmendin AI në raportet e tyre financiare nga 1 përqind që ishte në 2016-ën. Banka gjithashtu e sheh Amerikën si pararojë e inovacionit global AI.

Sipas projektimeve të saj, investimet AI në SHBA do të arrijnë 100 miliardë dollarë ndërsa në pjesën tjetër të botës 200 miliardë dollarë deri në 2025.