Google kërkon falje për mjetin e saj AI të gjenerimit të imazheve

Google filloi të ofronte gjenerimin e imazheve përmes platformës AI Gemini i cili erdhi për të zëvendësuar Bard në përpjekje për të konkurruar me OpenAI.

Google kërkoi falje për atë që e përshkruan si “pasaktësi në gjenerimin e imazheve historike” me mjetin e saj Gemini.

Deklarata e Google vjen pas kritikave se disa figura historike të cilët kanë qenë njerëz të bardhë i paraqet si njerëz me ngjyrë.

“Ne jemi të vetëdijshëm se Gemini po ofron pasaktësi në disa përshkrime të gjenerimit të imazheve historike,” thotë deklarata e Google, e postuar në X. “Ne po punojmë për të përmirësuar menjëherë këto lloj përshkrimesh. Mjeti i gjenerimit të imazhit AI të Gemini gjeneron një gamë të gjerë njerëzish. Dhe kjo është përgjithësisht një gjë e mirë sepse njerëzit në mbarë botën e përdorin atë. Por në këtë rast saktësia.”

Google filloi të ofronte gjenerimin e imazheve përmes platformës AI Gemini i cili erdhi për të zëvendësuar Bard në përpjekje për të konkurruar me OpenAI.

Kompania nuk specifikoi imazhet të cilat kanë pasaktësi historike por vetëm konfirmoi ekzistencën e tyre. Gjeneruesit e imazheve janë trajnuar në korpuse të mëdha fotografish dhe titujsh të shkruar për të prodhuar përshtatjen “më të mirë” për një kërkesë të caktuar, që do të thotë se ata shpesh janë të prirur për të përforcuar stereotipet.